LAJME

Artikull

Ministri Georg Georgiev: Bullgaria nuk ka kushte përtej atyre evropiane për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

Mërkurë, 11 Qershor 2025, 12:05

Ministri Georg Georgiev: Bullgaria nuk ka kushte përtej atyre evropiane për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri i Punëve të Jashtme Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski, duke e informuar zyrtarisht atë për vendimin e Parlamentit Bullgar të miratuar më 30 maj 2025 mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Me të, Asambleja jonë Kombëtare i bëri thirrje Republikës së Maqedonisë së Veriut të përmbushë angazhimet e saj për të respektuar të drejtat e bullgarëve atje, të cilat duhet të përmbushen në mënyrë që fqinji ynë të marrë dritën jeshile për anëtarësim në BE.
"Një pikë veçanërisht e rëndësishme është se teksti i Vendimit të autoritetit më të lartë në shtetin bullgar riafirmon se vendi ynë nuk ka kushte përtej elementeve të konsensusit evropian (nga korriku 2022)", theksoi Ministri Georgiev dhe shtoi se ky është gjithashtu një sinjal i qartë i qasjes konstruktive të Bullgarisë, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mfa.bg