Artikull
Autostrada Struma do të kalojë jashtë Grykës së Kresnës
Mërkurë 11 Qershor 2025 12:32
Mërkurë, 11 Qershor 2025, 12:32
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Agjencia e Infrastrukturës Rrugore njoftoi se aktivistët mjedisorë kanë tërhequr ankesat e tyre dhe kanë mbyllur çështjet që lidhen me ndërtimin e seksionit të fundit të papërfunduar të Autostradës Struma përmes Grykës së Kresnës. Duke pasur parasysh rëndësinë e përfundimit të autostradës dhe rëndësinë e Grykës për mbrojtjen e florës, faunës dhe habitateve natyrore të egra evropiane me biodiversitet të jashtëzakonshëm, organizatat mjedisore dhe qeveria bullgare kanë arritur një marrëveshje për zbatimin e Autostradës Struma jashtë Grykës së Kresnës.
Është planifikuar gjithashtu të ruhet E79, e cila tani kalon andej, por si një rrugë lokale dhe kjo do të largojë trafikun intensiv nga zona e mbrojtur.
Do të zgjidhet një kontraktor i jashtëm për ndërtimin e autostradës, i cili do të gjejë rrugën më të përshtatshme jashtë Grykës. Aktualisht, po punohet për të anashkaluar qytetin e Kresnës, dhe ndërtimi i saj duhet të fillojë deri në shtator.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип