LAJME

Artikull

Trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses pezullohet përkohësisht

Enjte, 12 Qershor 2025, 01:15

Foto: Agjencia "Infrastruktura Rrugore"

Foto: Agjencia "Infrastruktura Rrugore"

Madhësia e shkronjave

Më 12 qershor nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit më 13 qershor /e premte/, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të pezullohet për të gjitha automjetet për riparim emergjent të një nyjeje në pjesën e pariparuar të objektit. Me zbatimin e aktiviteteve urgjente do të sigurohet udhëtimi i qetë deri në fillimin e punimeve ndërtimore në pjesën e urës, raporton RIA.
Ju kujtojmë se riparimi i madh i objektit filloi më 10 korrik 2024 dhe punimet e ndërtimit dhe instalimit kryhen çdo ditë pa ndalur trafikun. Aktivitetet kryhen në mënyrë që automjetet të mund të kalojnë në të dy drejtimet në korsinë ku nuk po kryhen punime.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Agjencia "Infrastruktura Rrugore" 

Publikoi / Publikuan: БНР екип