MUZIKË

Artikull

"A pi uthull, a ha limon"… rreth mesazheve negative – me një buzëqeshje

Enjte, 12 Qershor 2025, 03:10

"A pi uthull, a ha limon"… rreth mesazheve negative – me një buzëqeshje

FOTO: YouTube/@stefanvaldobrev

Madhësia e shkronjave

Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit, Stefan nuk pushon së bëri pyetje edhe në titullin e këngës "A pi uthull, a ha limon", dhe vazhdon të mahnitet nga ajo që vëren.

FOTO: FB/Stefan Valdobrev

Kënga tashmë ka një videoklip të animuar, në të cilin mesazhi i tekstit paraqitet me imagjinatë – për të folurin helmues në hapësirën publike dhe ligësinë që "derdhet" në kupën e helmit, dhe njerëzit detyrohen ta "gëlltisin" përmes mediave. Autori i tekstit dhe muzikës është përsëri vetë Stefan Vëlldobrev, aranzhimi është nga i gjithë grupi.
Artisti tashmë mezi pret projektin e tij të radhës - "Akustika e Bullgarisë", por tani le të dëgjojmë "A pi uthull, a ha limon"!
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: FB/Stefan Valdobrev, YouTube/@stefanvaldobrev