Artikull
Për shkak të pakicës së saj kombëtare, Bullgaria dëshiron integrimin evropian të Ukrainës dhe Moldavisë
Enjte 12 Qershor 2025 06:18
Enjte, 12 Qershor 2025, 06:18
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tranzicioni dhe pranimi i Ukrainës dhe Moldavisë në BE janë të rëndësishme sepse pakica më e madhe kombëtare bullgare ndodhet atje, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në Odesë. Ai mori pjesë në samitin e katërt Ukraina-Evropa Juglindore, raporton BTA.
Armëpushimi i qëndrueshëm është një parakusht për fillimin e rindërtimit të Ukrainës, tha Zheljazkov në konferencën për shtyp pas forumit. Fatkeqësisht, propozimet ukrainase përballen me ultimatume nga pala ruse, të cilat nuk ofrojnë garanci, tha Zheljazkov, i cituar në një njoftim për shtyp të qeverisë.
"Për ne, si një vend i BE-së, është me rëndësi të madhe qëndrimi i shtetit ukrainas ndaj bashkatdhetarëve tanë në të gjitha aspektet e përfshirjes së tyre në jetën politike, ekonomike dhe sociale, përfshirë rindërtimin e Ukrainës", përmblodhi Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA