LAJME

Artikull

Në fillim të vitit 2025, Bullgaria ka pranuar po aq punëtorë të huaj sa në të gjithë vitin 2024

Enjte, 12 Qershor 2025, 06:46

Borisllav Gucanov

Borisllav Gucanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, midis 50 000 dhe 70 000 punëtorë të huaj mund të përfshihen në tregun bullgar të punës deri në fund të vitit. Kjo u njoftua nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov para komisionit përkatës parlamentar.
Në 4 muajt e parë të vitit 2025, në vend kanë hyrë po aq punëtorë nga jashtë sa në të gjithë vitin 2024. Vlerësimet tregojnë se punëtorët e huaj nga vendet jashtë BE-së janë kryesisht nga Azia, tha Gucanov.
Numri më i madh i punëtorëve të huaj është në fushën e turizmit dhe hotelerisë, bujqësisë dhe industrisë së konservimit. I pyetur nëse është i shqetësuar për numrin e punëtorëve të huaj, Ministri tha se çështja është shumëdimensionale. Ka mbi 200 000 të rinj në vendin tonë që as studiojnë dhe as punojnë, kujtoi Gucanov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA