Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të ruajë politikën e saj monetare konservatore, tha guvernatori i bankës qendrore Dimitër Radev për Politico. Unë drejtoj një nga bankat qendrore më konservatore dhe nuk kemi ndërmend ta
ndryshojmë këtë kurs, tha Radev, cituar nga BNB.
Zgjerimet e mëparshme të eurozonës kanë çuar në bume ekonomike të ndjekura nga rënie në vendet e sapo pranuara. Kjo zakonisht u detyrohet normave shumë të ulëta të interesit të Bankës Qendrore Evropiane për ekonomitë me borxh të ulët dhe rritje të lartë, të cilat shpesh janë anëtarët e rinj. Ndërsa shembulli më i habitshëm është Greqia, rëniet ekonomike kanë prekur edhe vendet që, si Bullgaria, kishin pasur sundim komunist në të kaluarën me sisteme dhe rregullore financiare të pazhvilluara, analizoi Radev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA