Artikull
Një ekspeditë shkencore bullgare niset për në malet Altai në Mongoli
Enjte 12 Qershor 2025 08:45
Enjte, 12 Qershor 2025, 08:45
Prof. Nikollaj Ovçarov (djathtas) dhe Inxhinieri Mlladen Stanev në shkretëtirën Gobi në Mongoli
FOTO: arkivi personal i Prof. Ovçarov
Madhësia e shkronjave
Më 16 qershor, një ekspeditë shkencore bullgare që ka qenë në përgatitje për një dekadë do të niset për në Azinë Qendrore, shkruan në 24chasa.bg Prof. Nikollaj Ovçarov. Për dy javë, do të studiohen petroglifet e lashta dhe mënyra e jetesës së shamanëve të fundit të vërtetë që kanë mbijetuar në pjesën mongole të maleve Altai.
Shkencëtarët do të marrin pjesë në festat më të mëdha fetare gjatë solsticit të verës. Praktikat e lashta do të krahasohen me gjurmët e kulturës proto-bullgare në Bullgarinë e sotme, siç janë vizatimet me grafite në muret e kryeqyteteve të vjetra të Pliskës dhe Presllavit dhe monumente të tjera arkeologjike.
Ekspedita është nën kujdesin e degës bullgare të Klubit të Eksploruesve. Udhëheqësit janë prof. Nikollaj Ovçarov dhe inxhinieri Mlladen Stanev, kryetar i Shoqatës së Bullgarëve në të gjithë botën. Do të marrin pjesë Prof. Pllamen Pavllov, Prof. Nikollaj Kënev dhe shkencëtarë nga Mongolia dhe Tatarstani.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkivi personal i Prof. Nikollaj Ovçarov
Publikoi / Publikuan: БНР екип