Artikull
Një protestë në Sofje kërkon referendum për adoptimin e euros
Enjte 12 Qershor 2025 10:10
Enjte, 12 Qershor 2025, 10:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një komitet iniciative, i mbështetur nga partia opozitare "Vëzrazhdane", organizoi një protestë në Sofje përpara selisë së njërës prej partive në pushtet GERB. Demonstruesit duan një referendum për datën e bashkimit me eurozonën. Protesta kërkon gjithashtu dorëheqjen e qeverisë. Bomba tymi u ndezën përpara ndërtesës, ku ndodhen shumë zyra të tjera dhe televizioni bTV, raportoi BTA.
"Duam të themi se nuk pajtohemi me politikën e partisë në pushtet dhe jo vetëm këtu në Bullgari, po flasim në një aspekt global, nuk pajtohemi me politikën e BE-së në këtë botë që po globalizohet. Ekziston një kërcënim real për depersonalizimin e identitetit bullgar, të moralit bullgar, të traditave bullgare, në përgjithësi, të gjithçkaje që Bullgaria ka arritur", i tha një nga protestuesit një gazetari të BNR-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип