LAJME

Artikull

Bullgaria është ndër dhjetë vendet e para në BE për sa i përket rritjes turistike

Enjte, 12 Qershor 2025, 11:56

Bullgaria është ndër dhjetë vendet e para në BE për sa i përket rritjes turistike

FOTO: Bashkia e qytetit Varna

Madhësia e shkronjave

Të dhënat nga fillimi i vitit e rendisin Bullgarinë ndër dhjetë vendet e para në Bashkimin Evropian për sa i përket rritjes turistike, tha Ministri i Turizmit Miroslav Borshosh në hapjen e forumit “Erlebe Bulgarien/Përjeto Bulgarinë” në kompleksin “Zllatni Pjasëci” pranë Varnës, njoftoi BTA. Eventi synon ta bëjë vendin tonë një destinacion të preferuar për mysafirët nga Gjermania, Austria dhe Zvicra dhe në të marrin pjesë rreth 200 operatorë turistikë kryesorë, linja ajrore dhe media nga Gjermania.

Мирослав Боршош

“Përgjigja e pyetjes pse duhet të zgjidhni Bullgarinë është se është një vend unik që ia vlen ta përjetoni”, theksoi ministri. Sipas fjalëve të tij, vendi ynë është një destinacion që zhvillon një produkt në nivel botëror në të gjithë spektrin e turizmit – detar, malor, verërash, mjekësor, SPA dhe të tjerë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Varna, BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип