Artikull
Parashikimi i motit për 13 qershorin
E premtja, 13 do të jetë me diell me reshje të izoluara në verilindje
Enjte 12 Qershor 2025 16:40
Enjte, 12 Qershor 2025, 16:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 18°. Në Sofje do të jetë 15°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore, do të ketë reshje dhe bubullima në vende të caktuara. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27 dhe 32°, në kryeqytet do të jetë rreth 27°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell. Do të zhvillohen vranësira dhe pas mesditës, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m. do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 15°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi para mesditës do të jetë kryesisht me diell, në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të konsiderueshme përgjatë bregdetit jugor. Rreth mesditës dhe pas saj, do të zhvillohen vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara përgjatë bregdetit verior do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 23 deri në 25°. Temperatura e ujit të detit është 22-23°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Redaktoi:Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:
Publikoi / Publikuan: БНР екип