Artikull
Manastiri i Trojanit i dhuron relikte të shenjta kishës “Shën Parasqevi-Petka” në Trojan
Premte 13 Qershor 2025 02:10
Premte, 13 Qershor 2025, 02:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në arkimandriti Stefan, zëvendësi i igumenit të Manastirit të Trojanit. Reliktet e shenjta do të dorëzohen sot me nismën e igumenit të Manastirit të Trojanit, Peshkopit të Veliçkës, Sionij, dhe me bekimin e Mitropolitit të Loveçit, Gavriil. Dhurata e çmuar do të qëndrojë përgjithmonë në kishë, për të qenë gëzim shpirtëror dhe bekim për banorët dhe vizitorët e qytetit. Shkak për këtë dhuratë është 190-vjetori i ndërtimit dhe shugurimit të kishës së manastirit dhe të kishës së Trojës. “Ato u ndërtuan në të njëjtin vit, në të njëjtën kohë dhe nga të njëjtët mjeshtër,” tha Atë Stefani.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA