Hyrja e Bullgarisë në eurozonë miratohet nga 46.5% e qytetarëve dhe 66.3% e bizneseve, sipas një sondazhi të Agjencisë “Alfa Research”. 46.8% e qytetarëve dhe 33.6% e bizneseve e miratojnë ose jo fare. 6.7% e qytetarëve nuk janë në gjendje të vlerësojnë.
Në nëntor 2022, miratimi ishte 32.8% ndër qytetarët dhe 64.3% ndër bizneset. 50.4% e qytetarëve dhe 33.3% e bizneseve ishin disi ose plotësisht kundër. 16.8% e qytetarëve dhe 2.4% e bizneseve treguan se nuk janë në gjendje të vlerësojnë.
Në prill të këtij viti, 38% e qytetarëve dhe 57% e bizneseve u përgjigjën se efektet do të jenë pozitive, ndërsa 53.4% e qytetarëve dhe 36% e bizneseve u përgjigjën se efektet do të jenë negative.
Në planin afatgjatë, sipas një sondazhi të majit 2025, 48% e qytetarëve dhe 60% e bizneseve besojnë se efektet do të jenë plotësisht ose kryesisht pozitive.
Sondazhi i porositur nga Ministria e Financave tregon gjithashtu një frikë mbizotëruese ndër qytetarët nga rritja e çmimeve dhe inflacioni me aplikimin e euros, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, alpharesearch.bg