Artikull
Takimet e Komisionit historik bullgaro-maqedonas mbeten të pasuksesshme
Premte 13 Qershor 2025 09:04
Premte, 13 Qershor 2025, 09:04
Prof. Angell Dimitrov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Më 12 qershor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup u mbajt takimi i 36-të i komisionit të përbashkët historik shumëdisiplinor midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES. "Takimi nuk ishte ndryshe nga të mëparshmit. Atmosfera ishte më e mira gjatë drekës. Por nuk biem dakord për çështjet thelbësore që duhet të debatojmë. Nuk mund të them se kemi bërë ndonjë gjë të dobishme", tha bashkëkryetari bullgar, Prof. Angell Dimitrov.
Ai njoftoi se në shtator do të mbahen dy takime. Njëra do të jetë online, dhe tjetra në një rreth më të ngushtë, për të përfunduar përgatitjen e procesverbaleve të prapambetura nga takimet e mëparshme. "Kështu funksionojmë për një kohë të gjatë, pavarësisht faktit se kjo bie ndesh me punën thelbësore të komisionit", shtoi Dimitrov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип