Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave.
Pas sulmeve të gjera izraelite ndaj objektivave strategjike në Iran, situata aktuale në Izrael është e qetë. Njerëzit lëvizin lirshëm nëpër rrugë, njoftoi për Radio Bullgaria gazetarja Vesella Rajçinova – drejtoreshë e Sallonit të Artit “Seli” dhe organizatore e Festivalit Ndërkombëtar “Shpirti bullgar në Tokën e Shenjtë”. Rajçinova citoi mediat izraelite, sipas të cilave nga Irani u lëshuan dronë, të cilët u kapën nga mbrojtja ajrore e shtetit hebre.
Bullgaria duhet të qëndrojë neutrale. Kështu u shpreh kryetari i partisë “Demokratët për një Bullgari të Fortë”, Atanas Atanasov, duke komentuar se çfarë qëndrimi duhet të mbajë Bullgaria në krizën aktuale. Sipas deputetit, në këtë fazë nuk ka rreziqe për sigurinë kombëtare bullgare. “Zhvillimet atje janë të planifikuara nga të dyja palët. Sigurisht, shërbimet tona të inteligjencës duhet të ndjekin me kujdes situatën dhe të informojnë institucionet shtetërore,” shtoi Atanasov.
Partia “Vëzrazhdane” doli me një deklaratë parlamentare kundër sulmeve izraelite ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA