Artikull
Opinionet janë pothuajse të barazuara – 37.2% kundrejt 38.4% – lidhur me aplikimin e euros
Premte 13 Qershor 2025 10:32
Premte, 13 Qershor 2025, 10:32
FOTO: https://sovaharris.com
Madhësia e shkronjave
Sipas një sondazhi të realizuar nga “Sova Haris” në qershor, fushata informative e qeverisë për anëtarësimin në eurozonën nuk është bindëse, transmeton BTA.
Sipas të njëjtit sondazh, 60.1% e bullgarëve besojnë se me heqjen e levës shteti humb identitetin e vet, ndërsa 29.8% mendojnë se përfshirja e simboleve bullgare në monedhën evropiane do të përforcojë identitetin kombëtar.
64.5% e të anketuarve mbështesin mbajtjen e një referendumi për aplikimin e euros, ndërsa 23.9% janë kundër. 11.6% nuk kanë një mendim të qartë.
Sipas 68.7% të qytetarëve të pyetur, një referendum për këtë çështje është dashur të mbahej që në fillim të procesit.
Sipas 68.7% të qytetarëve të pyetur, një referendum për këtë çështje është dashur të mbahej që në fillim të procesit.
Ndërkohë, 37.2% e të anketuarve mendojnë se Bullgaria ka edhe një rrugë tjetër zhvillimi përveç euros, ndërsa 38.4% besojnë se nuk ka alternativë tjetër. 24.2% nuk kanë një qëndrim të formuar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: https://sovaharris.com
Publikoi / Publikuan: БНР екип