POLITIKË

Artikull

Bullgaria bëri thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Premte, 13 Qershor 2025, 12:26

Teheran, Iran, 13 qershor 2025

Teheran, Iran, 13 qershor 2025

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit.
"Republika e Bullgarisë është e shqetësuar nga çdo veprim që çon në një rritje të rrezikut të një konflikti më të gjerë në rajon", deklaroi ministria në qëndrimin e saj. "Ne besojmë se mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme përmes dialogut diplomatik dhe rivendosjes së kanaleve për negociata. Në këtë frymë, Bullgaria mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare për të rivendosur stabilitetin në rajon", vëren qëndrimi.
Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje bullgarëve në Lindjen e Mesme, dhe në veçanti në territorin e Irakut, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Arabisë Saudite, që t'u përmbahen në mënyrë strikte udhëzimeve të sigurisë të autoriteteve lokale. Bashkatdhetarët tanë duhet të shmangin vendet që vizitohen shumë dhe ku mbahen ngjarje që përfshijnë turma të mëdha njerëzish.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES