Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën se nuk do të ketë më përplasje në shkallë të plotë. "Sepse tjetra do të thotë një luftë vërtet serioze në Lindjen e Mesme. Në sfondin e luftës në Ukrainë, ne po bëhemi pengje të shumë krizave, të cilat shpresoj se do të kapërcehen", shtoi Kryeministri.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Rosen Zheljazkov në kuadër të edicionit të 29-të të Forumit Evropian Wachau, Kancelari Federal Austriak Christian Stocker bëri thirrje që konflikti midis Izraelit dhe Iranit të zgjidhet në një nivel diplomatik, raportoi gazetarja Marta Mlladenova.
Kancelari gjithashtu përgëzoi Bullgarinë për përmbushjen e të gjitha kritereve për futjen e euros. Ai tha se vendi ynë është "një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Austrinë në luftën kundër migracionit të paligjshëm".