LAJME

Artikull

Bullgaria do të blejë 20 trena pasagjerësh që punojnë me biodizel

Premte, 13 Qershor 2025, 15:09

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Grozdan Karaxhov

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Grozdan Karaxhov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministria e Transportit planifikon të blejë 20 trena pasagjerësh që punojnë me biodizel. Ata do të plotësojnë kërkesat për lëvizshmëri të dyfishtë, pasi mund të furnizohen edhe me naftë të rregullt. Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Grozdan Karaxhov gazetarëve gjatë iniciativës "Turneu i Evropës" në mbështetje të karburanteve të rinovueshme, raportoi BTA.
Sipas Karaxhovit, përdorimi i biodizelit është një mundësi e shkëlqyer në kushtet e standardeve gjithnjë e më të rrepta mjedisore dhe mund të lehtësojë kalimin në transport me emetime zero.
I pyetur nga BTA nëse prodhimi i biodizelit është më i shtrenjtë, Karaxhov u përgjigj se çmimi i tij nuk është më i lartë se ai i karburantit konvencional. "Për momentin, nuk është i disponueshëm kudo", shpjegoi ai. Zëvendëskryeministri tregoi se furnizimi me këtë karburant do të varet nga kërkesa dhe se pasi përdorimi i tij rritet për automjetet e rënda, autobusët dhe trenat, ai do të bëhet më i arritshëm dhe më i përhapur.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA