LAJME

Artikull

Sofia Pride 2025 - me një procesion dhe një koncert

Shtunë, 14 Qershor 2025, 02:55

Sofia Pride 2025 - me një procesion dhe një koncert

FOTO: sofiapride.org

Madhësia e shkronjave

Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan të kujtojnë se pas çdo historie, identiteti dhe kauze ka njerëz të vërtetë - me ndjenjat e tyre, familjet, miqtë, kërkimin e lumturisë dhe të drejtën për një jetë të mirë.
Pjesëmarrësit në paradë do të mblidhen në sheshin "Princi Aleksandër I Batenberg", nga ku në orën 16:00 do të marshojnë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit, pas së cilës do të mblidhen përsëri në shesh. Nga ora 17:30 është planifikuar një koncert i madh atje, në të cilin do të marrin pjesë artistë të njohur bullgarë.
Ngjarja mbështetet nga Fondi Bullgar për Gratë, ambasadat e Australisë, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.
Për mbrëmje, kundërshtarët e paradës tradicionalisht po organizojnë një Marsh për Familjen - në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Në Sofje, marshimi do të fillojë në orën 18:00 nga Sheshi “Sveta Nedelja” (“Shën e Diela”).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: sofiapride.org