LAJME

Artikull

"Trend": 41% e bullgarëve thonë se kanë vështirësi në aksesin ndaj ushqimit cilësor

Shtunë, 14 Qershor 2025, 11:50

"Trend": 41% e bullgarëve thonë se kanë vështirësi në aksesin ndaj ushqimit cilësor

FOTO: rctrend.bg

Madhësia e shkronjave

Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga qendra kërkimore "Trend" e porositur nga kompania “Health Metrics”. 42% e të anketuarve kanë deklaruar se "më tepër" bëjnë një stil jetese të shëndetshëm, dhe 35% - "më tepër jo"; 14% janë kategorikë se nuk jetojnë një jetë të shëndetshme. Stili i shëndetshëm i jetesës është më karakteristik për të rinjtë (18-29 vjeç), të diplomuarit në universitet, njerëzit me të ardhura më të larta dhe banorët e kryeqytetit.
Një nga pengesat kryesore për të ndjekur një stil jetese të shëndetshëm janë kufizimet financiare. Pothuajse gjysma e bullgarëve (48%) besojnë se mënyra e shëndetshme e jetesës është shumë e shtrenjtë, dhe 41% thonë se kanë vështirësi në aksesin ndaj ushqimit cilësor. Këto pengesa janë edhe më të theksuara në grupe të caktuara moshe dhe shoqërore, duke përfshirë të rinjtë me të ardhura të ulëta dhe që jetojnë në vendbanime të vogla.
Mbi gjysmën e të anketuarve - plot 55% - nuk merren fare me sport, ndërsa vetëm 15% janë atletë aktivë. Ndër arsyet kryesore të mungesës së aktivitetit fizik janë mosha, koha e kufizuar dhe mungesa e motivimit.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: rctrend.bg