Artikull
Evakuimi ajror nga Izraeli është i rrezikshëm, opsioni për bullgarët është evakuimi tokësor
Hënë 16 Qershor 2025 06:20
Hënë, 16 Qershor 2025, 06:20
Ministri Georg Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Prioriteti ynë është evakuimi i sigurt i qytetarëve bullgarë nga Izraeli, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev për BNT. Listat e atyre që dëshirojnë të evakuohen po përditësohen dhe po merren sinjale të reja. Njerëzit nuk janë të vendosur në një vend. Aktualisht është e pamundur të dërgohet një aeroplan në Izrael. Intervalet e evakuimit të sigurt janë të shkurtra dhe e vetmja mundësi, më pak e rrezikshme, është evakuimi i njerëzve nga toka në rajone më pak të rrezikshme, shpjegoi ministri.
Sipas tij, ka edhe disa njerëz në Iran që duan të evakuohen. 11 persona tashmë janë larguar nga kryeqyteti jordanez, Aman, dhe ata janë në Bullgari.
BE nuk mund të jetë indiferente ndaj asaj që po ndodh. Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike flet për veprime të parregulluara nga Irani. Shpresojmë që të ketë një rrugëdalje nga kriza. Për momentin, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë, shtoi ministri.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип