Artikull
Bullgaria dëshiron të blejë radarë tredimensionalë francezë në kuadër të një programi evropian
Hënë 16 Qershor 2025 07:53
Hënë, 16 Qershor 2025, 07:53
FOTO: radartutorial.eu
Madhësia e shkronjave
Bullgaria dhe Franca do të nënshkruajnë një marrëveshje kornizë për blerjen e radarëve të rinj për Forcat Ushtarako-Ajrore. Projekti është i rëndësishëm për avionët e rinj bullgarë F-16.
Bullgaria ka zgjedhur mundësinë e financimit evropian të projektit sepse, sipas fjalëve të Ministrit të Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, "nuk ka fonde të alokuara buxhetore për këtë projekt".
Rreth 15-16 muaj më parë, udhëheqja e atëhershme e ministrisë ftoi kompaninë franceze Thales. Por kjo ishte si pjesë e procedurës në të cilën morën pjesë edhe kompani nga SHBA-ja, Italia, Izraeli dhe Spanja. Plani ishte që vendi ynë të blejë 7 radarë për rreth 200 milionë euro secili. Negociatat e drejtpërdrejta sipas procedurës së re do të jenë në kuadër të planit "SAFE" të BE-së. Mekanizmi vlen 150 miliardë euro - kredi të dhëna për prodhimin ushtarak evropian.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: radartutorial.eu
Publikoi / Publikuan: БНР екип