Artikull
Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev: Nuk ka çështje të hapur midis Sofjes dhe Shkupit
Hënë 16 Qershor 2025 08:31
Hënë, 16 Qershor 2025, 08:31
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në deklaratat e fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një çështje të hapur, tha Ministri i Jashtëm Georg Georgiev për BNT.
Gjithçka që kërkohet nga ne po bëhet, si dhe nga anëtarët e Parlamentit Evropian. Shqetësimet e Bullgarisë u trajtuan dhe u morën në konsideratë. Përmbajtja diplomatike nga ana jonë nuk duhet të ngatërrohet me pasivitetin, tha gjithashtu Georgiev, duke shprehur mendimin se Bullgaria nuk duhet të sillet si një "shtet histerik".
Në të njëjtën intervistë, Georg Georgiev parashikoi se Bullgaria ka mundësinë e plotë për t'u bërë anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim deri në vitin 2026.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип