Artikull
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova i bën thirrje Ballkanit të jetë një nxitës i zhvillimit, jo i tensionit
Hënë 16 Qershor 2025 09:42
Hënë, 16 Qershor 2025, 09:42
Natalija Kisellova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Evropës i duhen udhëheqës me guxim për të marrë vendime të vështira, por strategjike. Kjo u tha nga Kryetarja e Parlamentit Natalija Kiselova në forumin e Tranzicionit të Gjelbër, i cili po mbahet në Sofje, raportoi BTA.
Ajo u bëri thirrje vendeve të Ballkanit të jenë një nxitës i ideve dhe zhvillimit, jo i tensionit, dhe theksoi se Evropa po përballet me trazira gjeoekonomike, tensione në tregtinë botërore dhe konkurrencë të fortë teknologjike me SHBA-në dhe Kinën.
"Evropa ka një krenari unike - shtetet tona sociale. Ky është një arritje jashtëzakonisht e vlefshme, një avantazh i modelit social dhe ekonomik evropian. Ne duhet ta ruajmë dhe zhvillojmë atë", theksoi Kisellova.
Sofja do të presë konferencën e Tranzicionit të Gjelbër deri më 20 qershor.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип