LAJME

Artikull

Sindikatat fillojnë një monitorim mujor të çmimeve të produkteve bazë

Hënë, 16 Qershor 2025, 13:43

Sindikatat fillojnë një monitorim mujor të çmimeve të produkteve bazë

FOTO: pexels

Madhësia e shkronjave

Derisa Bullgaria të anëtarësohet në eurozonën, një nga sindikatat më të mëdha në vend – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) – nisë një monitorim mujor të çmimeve të 20 produkteve bazë, të përfshira në të ashtuquajturën "shportë e vogël e konsumatorit". Monitorimi është pjesë e zbatimit të Memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar javën e kaluar midis sindikatës dhe qeverisë, në kuadër të përgatitjeve për aplikimin e euros dhe të parandalimit të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, njoftoi gazetarja Maria Kostova.
Pas publikimit të raportit pozitiv të konvergjencës, sindikata kërkon të sigurohen shtesë 62 milionë leva (mbi 31 milionë euro) në buxhet për rritje pagash me 5% nga 1 korriku në disa sektorë të pafinancuar, përfshirë edhe mediat publike BNR, BNT dhe BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: pexels