LAJME

Artikull

Po kërkohen mënyra për evakuimin e bullgarëve që dëshirojnë të largohen nga Izraeli dhe Irani

Hënë, 16 Qershor 2025, 15:31

Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme

FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme

Madhësia e shkronjave

Një grua izraelite me origjinë bullgare humbi jetën gjatë një sulmi iranian mbi një bllok në qytetin izraelit Bat Jam, dje, raportuan korrespondentet e BNR-së në Izrael, Fenja dhe Iskra Dekalo.
Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacione për ndonjë qytetar bullgar të vrarë apo të lënduar në Izrael, njoftoi Nikolina Kuneva, ambasadore për çështje speciale në Drejtorinë “Lindja e Mesme dhe Afrika” dhe ish-ambasadore e Bullgarisë në Teheran, gjatë një konference për shtyp lidhur me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Qendra e koordinimit, e formuar me urdhër të kryeministrit Rosen Zheljazkov për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat dhe institucione të tjera të përfshira në ngjarjet aktuale. Sipas fjalëve të Kunevës, më shumë se 50 persona kërkuan evakuimin nga Izraeli. "Jemi në proces vlerësimi të momentit më të përshtatshëm për të zbatuar planet e evakuimit. Për ne prioritet është siguria, jo shpejtësia, pasi situata është shumë e ndërlikuar," tha Kuneva, njofton BTA.
Sa i përket Iranit, Kuneva theksoi se komuniteti bullgar atje është më i vogël se ai në Izrael – jo më shumë se 50 persona. Lista me ata që dëshirojnë evakuim do të përgatitet kur të ketë mundësi për realizimin e tij, shtoi ajo.
11 bashkatdhetar tanë, që kërkuan evakuim nga Jordania, tashmë u kthyen në Bullgari.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme