Artikull
Fushata e Korrjes 2025 nis zyrtarisht në Rajonin e qytetit Vidin
Martë 17 Qershor 2025 01:55
Martë, 17 Qershor 2025, 01:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Hapja zyrtare e Fushatës së Korrjes 2025 do të zhvillohet më 17 qershor në orën 10:00 të mëngjesit në tokën "Agro - Car Petrovo", Rajoni i qytetit Vidin. Veprimtaria organizohet nga “Victor Rombout”, raportoi BTA. “Rombout” është një prodhues bujqësor në Rajonin e Vidinit, me origjinë nga Belgjika.
Edhe këtë vit, Shoqata do të shënojë ditën më të rëndësishme për çdo bujk – fillimin e korrjes – me një program të pasur shoqërues, demonstrime dhe praktika në terren. Planifikohet një ceremoni festive e korrjes së thekrës në kuadër të nismës evropiane “Buka e Paqes” si dhe një panair me pajisje dhe produkte bujqësore.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип