Artikull
Bullgaria merr pjesë në panairin ndërkombëtar të ushqimeve dhe pijeve në Vjenë
Martë 17 Qershor 2025 02:20
Martë, 17 Qershor 2025, 02:20
FOTO: vienna.freefromfoodexpo.com/
Madhësia e shkronjave
Bullgaria merr pjesë me një stendë kombëtare në ekspozitën ndërkombëtar për ushqime dhe pije Free From & Specialty Food + Wine 2025, i cili mbahet më 17 dhe 18 qershor në Vjenë, Austri, njofton Agjencia Ekzekutive për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Në ekspozitë, ndërmarrje bullgare të përpunimit të frutave dhe perimeve do të prezantojnë ushqime tradicionale bullgare, ndër të cilat edhe ljutenicën bullgare, njofton portali agroinformativ sinor.bg.
Çdo vit ekspozita zhvillohet në qytete të ndryshme të Evropës. Ajo shërben si një platformë kryesore në kontinent, duke lidhur prodhuesit e ushqimeve, furnizuesit e përbërësve dhe prodhuesit e ushqimeve premium me shitësit kryesorë me pakicë në Evropë dhe profesionistët në fushën e të ushqyerit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: vienna.freefromfoodexpo.com/
Publikoi / Publikuan: БНР екип