Artikull
"Po ndodh diçka" … duet "Riton" në takime me publikun në të gjithë Bullgarinë
Martë 17 Qershor 2025 03:10
Martë, 17 Qershor 2025, 03:10
FOTO: BULFOTO
Madhësia e shkronjave
Turneu i Duetit "Riton" po vazhdon. Ai mbahet nën emrin e albumit të tyre të fundit "Po ndodh diçka", album ky i cili përmban dhjetë këngë të reja origjinale.
Katja dhe Zdravko – siç fansat i quajnë me përkëdheli këngëtarët e dashur të muzikës pop – tashmë po shikojnë drejt koncertit të madh në Pallatin e Kulturës në Sofje, më 20 janar 2026, që përkon me ditëlindjen e Zdravkos. Në turneun e duetit "Riton", në skenë me ta do të jenë edhe muzikantët e bendit "Engjëjt e Ritonit", të cilët performojnë me ta prej më shumë se dhjetë vitesh.
Shfaqjet muzikore ofrojnë aranzhime moderne të këngëve tashmë të njohura, si dhe ato nga albumi i ri. Ndër to është edhe kënga që i jep titullin albumit – “Po ndodh diçka”. Muzika u kompozua nga këngëtarja e re Martina Ivanova, ndërsa teksti u krijua nga prezantuesi televiziv dhe mik i ngushtë i duetit, Drago Draganov. Aranzhimin e bëri Aleks Nushev.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BULFOTO