Artikull
Bullgaria për herë të katërt do të jetë kryesuese e formatit rajonal ballkanik SEECP
Martë 17 Qershor 2025 06:39
Martë, 17 Qershor 2025, 06:39
FOTO: Presidenca
Madhësia e shkronjave
Bullgaria, si një anëtare e kahershme dhe e përgjegjshme e BE-së dhe si kryesuese e ardhshme me rotacion e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), do të vazhdojë të jetë një partnere konstruktive dhe e përgjegjshme në arritjen e një të ardhmeje të përbashkët, në interes të të gjithë qytetarëve të rajonit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Tiranë, në takimin e krerëve të shteteve nga formati rajonal i bashkëpunimit, njoftoi BTA.
Në vitin 2026, Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore do të shënojë 30-vjetorin e krijimit të iniciativës në Sofje në vitin 1996. "Bullgaria do të kryesojë për herë të katërt dhe jo vetëm që do të ndërtojmë mbi gjithçka që është arritur deri më tani, por do të përpiqemi të jemi konstruktivë dhe me përgjegjësi të punojmë për zgjidhjen e të gjitha sfidave në rajon, me të cilat përballemi të gjithë", theksoi kreu i shtetit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca
Publikoi / Publikuan: БНР екип