LAJME

Artikull

Nuk ka veto bullgare për Maqedoninë e Veriut në BE, tha presidenti Rumen Radev

Martë, 17 Qershor 2025, 07:02

Nuk ka veto bullgare për Maqedoninë e Veriut në BE, tha presidenti Rumen Radev

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi BGNES.
Radev mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe mikpritësin shqiptar, Bajram Begaj, pas Takimit të krerëve të shteteve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
“Ekziston një Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim që nga viti 2017 dhe dy protokolle shtesë ndaj saj. Ekziston një Kornizë negociuese nga viti 2022, një konsensus evropian nga të gjitha shtetet anëtare dhe nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, prandaj Bullgaria kurrë nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë kushte jashtë kësaj marrëveshjeje, jashtë kornizës së negociatave dhe jashtë dy protokolleve”, tha Radev. "Ajo që duam të shohim është respektimi real i të drejtave të njeriut. Po presim prej tre vitesh të fillojë procesi i anëtarësimit dhe të nisin negociatat me Maqedoninë e Veriut, përfshirë ndryshimet kushtetuese,” theksoi presidenti bullgar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca