LAJME

Artikull

“Diplomacia e mrekullive” afron Bullgarinë dhe Turqinë

Martë, 17 Qershor 2025, 08:39

“Diplomacia e mrekullive” afron Bullgarinë dhe Turqinë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

"Ngjarje të këtij lloji kontribuojnë në përcaktimin e një të ardhmeje të përbashkët – të mbështetur në qetësi, urtësi dhe respekt të ndërsjellë mes kombeve", tha ministri bullgar i kulturës, Marian Baçev, gjatë forumit “Diplomacia e mrekullive – mrekullitë më të lashta të Bullgarisë dhe Turqisë”, organizuar nga Ambasada e Turqisë dhe Europa Nostra – Bullgaria, njofton BTA.
"Diplomacia kulturore është mjeti më i fuqishëm për afrimin mes shteteve. Ajo nuk flet me fjalë, por me përvojë, me emocione, me kujtime", deklaroi Baçev. Në Sofje u hap një ekspozitë me objekte arkeologjike të rëndësishme në Bullgari dhe Turqi si Göbekli Tepe, Provadia-Kriporja dhe Ada Tepe, ekspozita digjitale nga Biblioteka Kombëtare si dhe arti tradicional turk i pikturimit në ujë – Ebru.
Ambasadori i Turqisë, Mehmet Ujanëk, theksoi se në vitin 2024 mbi 3 milionë bullgarë vizituan Turqinë, ndërsa mbi 2.3 milionë turq ishin në Bullgari. “Turizmi është pasqyrimi më i qartë i interesit që popujt tanë tregojnë për njëri-tjetrin,” shtoi diplomati.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип