Artikull
Për të katërtin vit në Shqipëri – Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare
Martë 17 Qershor 2025 09:44
Martë, 17 Qershor 2025, 09:44
FOTO: Raki Bello
Madhësia e shkronjave
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin “Shën Kirill dhe Metodij” në Veliko Tërnovo dhe programin evropian “Erasmus+”.
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare është e dedikuar për nxënësit dhe studentët që janë të interesuar të mësojnë gjuhën bullgare në nivelet nga A1 deri në B2, informon Universiteti i Tiranës dhe thekson përfitimet nga pjesëmarrja:
- Ofrimi i kurseve gjuhësore me pedagogë të specializuar;
- Mundësi për të njohur kulturën, letërsinë dhe historinë bullgare;
- Mundësi për të zgjeruar kompetencat gjuhësore dhe për të fituar një certifikatë ndërkombëtare në fund të shkollës.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Raki Bello