Bullgaria plotëson kërkesat për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në fushën e arsimit. Në raportin e paraqitur, Komiteti për Politikë Arsimore i OECD-së nënvizon se Bullgaria i përmbush kërkesat në fushën e arsimit dhe mori një vlerësim pozitiv pas përfundimit të shqyrtimit teknik.Organizata vlerëson përparimin e Bullgarisë në reformat arsimore, veçanërisht në drejtim të rritjes së aksesit në arsim, zbatimit të qasjes së bazuar në kompetenca, si dhe përmirësimit të imazhit të profesionit të mësuesit. Këtë e deklaroi në një konferencë në Sofje Andreas Shlajher, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Aftësive në OECD, transmeton BTA. OECD-ja i rekomandon Bullgarisë të ndërmarrë hapa për të zvogëluar pabarazitë social-ekonomike rajonale mes nxënësve, të cilat u evidentuan në studimin PISA të vitit 2022. Gjithashtu, rekomandohet që vendi të punojë më shumë për përfshirjen e të rriturve në sistemin arsimor, pasi aktualisht vetëm 3% e tyre marrin pjesë në forma të ndryshme të arsimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA