Artikull
Popullsia rurale është në rënie, por pjesa e fermerëve të rinj është në rritje
Martë 17 Qershor 2025 11:52
Martë, 17 Qershor 2025, 11:52
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve
Madhësia e shkronjave
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë, Poloni. Ai theksoi se kur sektori i "Bujqësisë" perceptohet si modern dhe me potencial për zhvillim, ai bëhet më tërheqës për sipërmarrësit e rinj.
Sipas tij, në Bullgari popullsia në zonat rurale vazhdon të bjerë, por pavarësisht kësaj pjesa e fermerëve të rinj është në rritje, gjë që tregon potencialin për ripërtëritje të qëndrueshme.
Masat më efektive mbi të cilat duhet të punohet për të tërhequr të rinjtë në bujqësi janë kombinimi i mbështetjes financiare, arsimit, qasjes në resurse dhe një mjedisi të përmirësuar jetese.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve
Publikoi / Publikuan: БНР екип