LAJME

Artikull

Evakuimi i bullgarëve nga Izraeli ka filluar

Martë, 17 Qershor 2025, 13:46

Evakuimi i bullgarëve nga Izraeli ka filluar

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për operacionin pas përfundimit të tij", njoftoi Ministria jonë e Jashtme për mediat.
Bullgarët aktualisht po udhëtojnë me autobus për në Egjipt, por ende nuk janë lejuar të hyjnë në vend, raportoi programi "Horizont" i BNR-së. Midis të evakuuarve është edhe ekipi që prezantoi një film në festivalin "Shpirti bullgar i Tokës së Shenjtë" në Izrael dhe mbeti i bllokuar në Tel Aviv pas përshkallëzimit të konfliktit.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Reuters