LAJME

Artikull

Bullgaria - mikpritëse e Olimpiadës Evropiane të Fizikës, bullgarët - me një mori medaljesh

Martë, 17 Qershor 2025, 14:38

Bullgaria - mikpritëse e Olimpiadës Evropiane të Fizikës, bullgarët - me një mori medaljesh

FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë të parë forumin prestigjioz ndërkombëtar, duke mirëpritur nxënës të talentuar të shkollave të mesme nga 40 vende të botës.
Ekipet bullgare arritën të fitojnë tre medalje argjendi dhe pesë bronzi. Fituesit janë nxënës nga Sofja, Varna, Veliko Tërnovo dhe Shumen.
Medalje ari kanë fituar edhe nxënës nga Rumania, Estonia, Izraeli, Kazakistani, Serbia, Gjermania dhe të tjerë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës