MUZIKË

Artikull

"Askush nuk puth si ti"

Mërkurë, 18 Qershor 2025, 03:00

"Askush nuk puth si ti"

FOTO: @TodorGadjalov

Madhësia e shkronjave

Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor. Muzikantët kanë zgjedhur një tingull modern veror, dhe për mesazhin thonë:
"Kjo është një këngë për momentet kur zemra mbizotëron mbi arsyen - kur e di që diçka nuk është në rregull, por prapë e dëshiron me gjithë qenien tënde. Muzika dhe teksti përcjellin ndjesinë e një lidhjeje të pashmangshme midis dy njerëzve, e cila mund të mos jetë racionale, por është e fortë, magnetike dhe e papërmbajtshme."

Lexoni më tepër për Todor Gaxhallovin në arkivin tonë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: @TodorGadjalov