Artikull
Ministria e Jashtme Bullgare arriti të evakuojë 148 persona nga Izraeli
Mërkurë 18 Qershor 2025 06:26
Mërkurë, 18 Qershor 2025, 06:26
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën nga përfaqësues të misioneve diplomatike të vendeve të tyre, njoftoi Ministria e Jashtme bullgare. Evakuimi u realizua me një fluturim të posaçëm të marrë me qira nga Sharm el-Shejh. Më parë, qytetarët u transportuan në rrugë tokësore nga Izraeli në Sinaj të Egjipitt, nën masa të rrepta sigurie. Kishte gjithashtu një variant rezervë për evakuim përmes Jordanisë. Operacioni i shpëtimit u koordinua me partnerë dhe institucione ndërkombëtare.
Vazhdojnë përpjekjet për të gjetur mënyra për evakuimin e bullgarëve që ndodhen jashtë Izraelit dhe që janë në Iran, por situata është shumë e ndërlikuar, deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në një konferencë për shtyp në aeroport.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA