Artikull
Presidenti bëri thirrje në forumin “Green Transition” për përcaktimin e burimeve të reja të rritjes
Mërkurë 18 Qershor 2025 08:52
Mërkurë, 18 Qershor 2025, 08:52
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidencës. Mekanizmat ekzistues për rritjen ekonomike në Kontinentin e Vjetër duket se po shpërbëhen. Energjia e lirë tashmë nuk ekziston. Fuqia punëtore e lirë nuk është më e garantuar. Kapitali i lirë me norma interesi zero është zhdukur, tha kreu i shtetit. Ai bëri thirrje që shteti të përcaktojë burimet dhe fushat e rritjes. Si të tilla, Radev përmendi korridoret energjetike që kalojnë përmes vendit, lidhjen digjitale, përpunimin e lëndëve të para në produkte përfundimtare me vlerë të shtuar, bujqësinë, logjistikën e transportit dhe krijimin e një Qendre Kombëtare Hapësinore për vëzhgim, koordinim dhe menaxhim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип