LAJME

Artikull

KE nis një procedurë penalizuese kundër Bullgarisë për ujin e pijshëm dhe vazhdon me atë për zhurmën

Mërkurë, 18 Qershor 2025, 12:51

KE nis një procedurë penalizuese kundër Bullgarisë për ujin e pijshëm dhe vazhdon me atë për zhurmën

FOTO: Европейска комисия

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12 janar 2023.
Rregullat e ndryshuara ndikojnë në kërkesat e cilësisë së ujit dhe prezantojnë masa kundër humbjeve në tubacionet e ujit. Është vërtetuar se mesatarisht 30% e ujit të pijshëm humbet gjatë shpërndarjes tek konsumatorët.
Procedurat vazhdojnë kundër Bullgarisë dhe tre vendeve të tjera për mosrespektimin e rregullave evropiane të zhurmës, duke përfshirë masat e duhura të planifikimit urban dhe mbrojtjes nga zhurma, informoi KE. Rregullat përcaktojnë që vendet duhet të miratojnë hartat e ndotjes akustike në vendbanimet e mëdha, përgjatë linjave kryesore hekurudhore, rrugëve kryesore dhe rreth aeroporteve kryesore, të cilat do të ofrojnë një bazë për identifikimin e masave për të zvogëluar ndotjen akustike.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Komisioni Evropian