LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 19 qershorin 2025

Vazhdon të jetë nxehtë, pasdite priten reshje në male dhe në lindje

Mërkurë, 18 Qershor 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 19 qershorin 2025

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore, priten reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31 dhe 36°, në kryeqytet rreth 31°.
Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira grumbulluese. Në disa zona do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 25°, në 2000 metra – rreth 17°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave në orët e pasdites. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 29°. Temperatura e ujit të detit është 23–24°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Të premten, era nga veriperëndimi, dhe në rajonet lindore nga verilindja, do të forcohet përkohësisht, duke sjellë me vete ajër më të freskët. Do të ketë edhe periudha me diell, por do të zhvillohet vranësirë grumbulluese të shiut. Në disa zona të Bullgarisë Qendrore, Lindore dhe Jugore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Mund të ketë edhe breshër. Temperaturat do të bien.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES