Enjte 19 Qershor 2025 05:54
Enjte, 19 Qershor 2025, 05:54
Ministria e Punëve të Jashtme
FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme
Madhësia e shkronjave
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Shtetasit kaluan kufirin iraniano-azerbajxhanas me ndihmën e punonjësve të ambasadës. Falë koordinimit të mirë me autoritetet vendore dhe me misionin bullgar, ata tani ndodhen në Azerbajxhan, prej nga do të udhëtojnë drejt Bullgarisë. Ministria shpreh mirënjohje ndaj të gjithë ekipit të ambasadës për profesionalizmin e treguar dhe veprimet e shpejta në një situatë të ndërlikuar operative. Ajo gjithashtu falënderon institucionet partnere në rajon për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë realizimit të evakuimit.
89 shtetas bullgarë u evakuuan tashmë nga Izraeli me një fluturim nga Egjipti. Bullgarët u larguan nga shteti hebraik edhe me ndihmën e autoriteteve greke.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme
Publikoi / Publikuan: БНР екип