Artikull
Sofja është mikpritëse e Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza
Enjte 19 Qershor 2025 06:16
Enjte, 19 Qershor 2025, 06:16
FOTO: Facebook / @BGRGfederation
Madhësia e shkronjave
Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit, docent Stojan Andonov, hapi Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza në Sofje. Më shumë se 370 gjimnaste nga mbi 70 shtete po garojnë deri më 22 qershor për vendet e para në sallën “Arena” në kryeqytet.
“Sofja për herë tjetër po shndërrohet në kryeqytetin e gjimnastikës ritmike. Jam i bindur se organizatorët do të sigurojnë një zhvillim të përkryer të garës, ndërsa pjesëmarrëset do të gëzojnë publikun me performanca emocionuese dhe frymëzuese. Përgëzoj të gjitha garueset që me përkushtim dhe punë të palodhur kanë arritur deri në këtë forum botëror. Ju uroj sukses, frymëzim dhe emocione të paharrueshme në Sofje,” – tha Andonov.
FOTO: Facebook / @BGRGfederation
Për Bullgarinë garojnë talentet e reja Magdalena Vëllkova (rreth dhe shirit), Aleksa Rasheva (top) dhe Anastasia Kaleva (kegla), të cilat fituan disa çmime gjatë gjithë sezonit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / @BGRGfederation
Publikoi / Publikuan: БНР екип