EKONOMI

Artikull

Sipas Eurostat, bullgarët tejkalojnë fuqinë blerëse të hungarezëve

Enjte, 19 Qershor 2025, 08:29

Sipas Eurostat, bullgarët tejkalojnë fuqinë blerëse të hungarezëve

FOTO: ec.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Gjatë vitit 2024, Bullgaria ishte në vendin e parafundit në BE së bashku me Estoninë për nga Konsumi Individual Faktik (KIF) për frymë. Ky tregues i rëndësishëm për mirëqenien materiale të familjeve është më i ulëti në Hungari – 72% e fuqisë blerëse mesatare të BE-së. Në Bullgari dhe Estoni, treguesi është 74%, ndërsa në Luksemburg arrin 141% të mesatares së BE-së.

FOTO: ec.europa.eu/eurostat

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, KIF përfshin mallrat dhe shërbimet që konsumohen realisht nga familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar drejtpërdrejt nga vetë familjet, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse.

FOTO: ec.europa.eu/eurostat

Megjithatë, sipas treguesit të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë – që është matësi kryesor i aktivitetit ekonomik – Bullgaria mbetet e fundit, me vetëm 66% të mesatares së BE-së, sipas Eurostat.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: ec.europa.eu, ec.europa.eu/eurostat