Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u evakuuan në mënyrë të sigurt. “Pas një paralajmërimi nga forcat e armatosura izraelite se është e përshtatshme të evakuohen të gjithë banorët e lagjes së tretë në Teheran – lagje pranë së cilës ndodhet edhe ambasada bullgare – vendosëm të largojmë diplomatët tanë nga vendi dhe u bëmë thirrje të gjithë bullgarëve që dëshirojnë t'i bashkohen autokolonës, ta bëjnë këtë. Pavarësisht vonesave në kufi, grupi prej 11 automjetesh arriti në Azerbajxhan. Bashkatdhetarët tanë ndodhen në Baku dhe do të kthehen në atdhe me rrugë tokësore dhe ajrore”, deklaroi Zheljazkov.
Më herët, edhe dy shtetas të tjerë bullgarë u evakuuan me sukses nga Irani, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.