LAJME

Artikull

Një qendër e re për prodhimin e pajisjeve mjekësore u hap në Plovdiv

Enjte, 19 Qershor 2025, 11:51

Një qendër e re për prodhimin e pajisjeve mjekësore u hap në Plovdiv

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në nivelin më të lartë politik janë një nxitje e fortë për thellimin e partneritetit dypalësh tregtar dhe ekonomik".
Kompania është një lider botëror në zhvillimin, prodhimin, tregtinë dhe shërbimin e pajisjeve moderne mjekësore. Baza e saj e re e prodhimit në Bullgari do të sigurojë mbi 700 vende pune për specialistë të kualifikuar dhe është qendra e vetme logjistike e kompanisë, nga e cila mbi 40 000 pajisje mjekësore dërgohen çdo vit në mbi 120 vende të botës, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidencës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Presidenca