Artikull
Ministri i Energjisë Zheço Stankov: Bullgaria ka një rol kyç në lidhjen energjetike në rajon
Enjte 19 Qershor 2025 13:56
Enjte, 19 Qershor 2025, 13:56
FOTO: Министерство на енергетиката
Madhësia e shkronjave
Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe ekspertë kryesorë në energji, transport, ekonomi dhe siguri nga e gjithë Evropa. Stankov theksoi rolin kyç të vendit tonë në sigurimin e lidhjes energjetike në rajon, njoftoi Ministria e Energjisë.
"Bullgaria është bërë një shtyllë jashtëzakonisht e rëndësishme e stabilitetit energjetik në rajon. Ne jemi vendi i parë që nisi veprimet për të ndërtuar Korridorin Vertikal të Gazit, duke forcuar mundësitë për diversifikim të vërtetë", tha ai.
Projekti strategjik, i cili po hyn në një fazë vendimtare të zbatimit të tij në territorin bullgar, mbështetet nga qeveritë e Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Moldavisë dhe Ukrainës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Energjisë
Publikoi / Publikuan: БНР екип