LAJME

Artikull

Presidenti i Eurogrupit pret një konsensus për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë

Enjte, 19 Qershor 2025, 15:08

Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe

Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
"Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë shumë e mirë për ekonominë bullgare dhe se kjo do të kontribuojë në rëndësinë dhe suksesin e еurozonës. Pashë në Irlandë se çfarë ka sjellë kjo për bizneset, për njerëzit që duan të udhëtojnë, për studentët, gjithashtu lehtësitë e mëdha të ndarjes së monedhës me fqinjët dhe të qenit pjesë e një njësie kaq të fortë monetare si euroja. Ekziston një konsensus që do ta shihni më vonë sot për hyrjen e Bullgarisë, dhe besoj se kjo do të hedhë themelet për fazën tjetër të suksesshme të ekonomisë së saj", tha Donohoe.
Lidhur me shqetësimet ekzistuese në shoqërinë bullgare në lidhje me inflacionin dhe rritjen e çmimeve pas miratimit të еuros, Donohoe theksoi se me politikën e duhur buxhetore në vitet e ardhshme, Bullgaria do të përballet me sukses me këtë sfidë.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA